Endri Çekiçi ka shënuar dy gola në barazimin e Konyasporit kundër Trabzonsporit 2:2.
Ky duel i ka takuar javës së gjashtë të Superligës së Turqisë.
Golin e parë, Çekiqi e shënoi në minutën e 20-të, për të barazuar rezultatin në 1:1.
Ndërkaq, të dytin në fillim të pjesës së dytë për epërsinë e Konyasporit 2:1, por që në fund dueli u mbyll baras 2:2.
Te Konyaspori gjatë gjithë ndeshjes luajti futbollisti i Kosovës, Zymer Bytyqi, kurse Sokol Cikalleshi ishte titullar dhe u paraqit për 62 minuta.