Sulmuesi i krahut, braziliani Jean Carioca ka thënë se është në pritje të ofertave për sezonin e ri. Me anë të një postimi në “Facebook”, Carioca se tashmë është lojtar i lirë pasi kontrata me skuadrën e Feronikelit i ka skaduar. Carioca ishte pjesë e Feronikelit për tri sezonet e fundit, ku i ka fituar të gjithë trofetë në futbollin e Kosovës.
Ai ka falënderuar skuadrën e Feronikelit për mundësinë e dhënë, si dhe banorët e Drenasit për mikpritjen e ngrohtë për familjen e tij. Ndër të tjera, Carioca ka shkruar se tani është lojtar i lirë dhe i gatshëm për të negociuar me çdo ekip tjetër.
“Shpresoj që së shpejti të jem në gjendje të njoftojë për klubin tim të ri”, ka shkruar ndër të tjera Carioca.