Sport

Bytyqi shënon me asistimin e Çekiçit

Zymer Bytyqi ka shënuar një tjetër gol në Superligën e Turqisë, me asistimin e Endri Çekiçit.

Megjithatë, bashkëveprimi i dy shqiptarëve, nuk i ka mjaftuar Konyasporit ta shmangë disfatën në shtëpi në duelin kundër Karagumrukut, 2:1. Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 35-të.

Bytyqi e realizoi golin e shtatë në elitën e futbollit të Turqisë në minutën e 23-të. Këtë edicion ka edhe shtatë asistime.

Ndërkohë Çekiçi, krahas pesë golave të shënuar, ka katër asistime në 32 ndeshje sivjet.

Reprezentuesi i Kosovës, Bytyqi, e kompletoi ndeshjen, kurse Çekiqi i Shqipërisë u zëvendësua në minutën e 76-të. Sokol Çikalleshi u inkuadrua në lojë në minutën e 76-të.

Konyaspori në vendin e tretë ka 64 pikë në 35 ndeshje.