Sport

Bytyqi shënon golin e parë këtë edicion në Turqi

Zymer Bytyqi e ka shënuar golin e parë për Konyasporin në ndeshjen të cilën e fitoi 3:0 ndaj Rizesporit.

Ai shënoi në minutën e parë në takimin e luajtur të dielën, në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës së Turqisë.

Futbollisti i Kosovës luajti deri në minutën e 80-të, ndërsa titullar ishin edhe Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiqi.

Ky i fundit u zëvendësua në minutën e 60-të, ndërsa Cikalleshi në minutën e 88-të. Për Bytyqin 25-vjeçar është goli i parë këtë edicion.