Sport

Bytyqi realizon një gol në fitoren e Konyasporit

Konyaspori ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë ndaj skuadrës BATE nga Bjellorusia me rezultatin 3:0.

Sulmuesi kosovar, Zymer Bytyqi ka shënuar golin e parë për ekipin turk.

Ai realizoi në minutën e 39-të pas një veprimi të mirë brenda zonës.

Golin e dytë për Konyasporin e ka shënuar Konrad Michalak në minutën e 58-të. Asistues ishte Sokol Cikalleshi.

Kurse golin e tretë në minutën e 95-të e shënoi kroati Robert Muric.

Endri Çekiçi dhe Sokol Cikalleshi ishin titullarë te ekipi i Superligës së Turqisë.

Çekiqi u zëvendësua pas pjesës së parë, kurse Cikalleshi në të 69-ën.

Ndeshja e kthimit në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës zhvillohet pas një jave në Turqi.