Zymer Bytyqi vazhdon me formë të shkëlqyer në kampionati turk. Sulmuesi i krahut te Konyaspori ka gjetur golin ndaj Hatayasporit në fitoren me rezultatin 3:1.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 37-të në elitën e futbollit turk.
Ishte minuta e gjashtë kur 25-vjeçari mori një asistim nga krahu i djathtë dhe dërgoi topin lehtësisht në rrjetë.
Ky është goli i tetë këtë edicion për Bytyqin, që ka edhe shtatë asistime.
Bytyqi u zëvendësua në minutën e 88-të.
Endri Çekiqi luajti 80 minuta derisa Sokol Çikalleshi u zëvendësua në minutën e 70-të.
Me këtë fitore Konyaspori renditet në pozitën e tretë me 67 pikë.
Hatayaspori mbanë pozitën e 11-të me 50 sosh.