Sport

Bytyqi dhuron dy asistime në fitoren e Konyasporit

zymer bytyqi, sport, futboll, konyaspori, turqia

Zymer Bytyqi ka vazhduar me formë të lartë në kampionatin turk.

Sulmuesi i krahut të dielën ka kontribuar me dy asistime në fitoren e Konyasporti me rezultatin 3:2 ndaj Yeni Malatyasporit, në kuadër të xhiros së 34-t në elitën e futbollit turk.

Bytyqi asistoi në minutën e 37-të për Kokan që ngriti epërsinë në 2:0 si dhe te goli i tretë i shënuar në minutën e 59-të nga Nejc Skubiq.

Bytyqin ka shtatë asistime këtë edicion derisa ka realizuar edhe gjashtë gola.

Sulmuesi anësor e kompletoi ndeshjen, derisa Endri Çekiçi luajti 82 minuta.

Sokol Çikalleshi u inkuadrua në minutën e 70-të.

Pas kësaj fitoreje Konyaspori ka 64 pikë dhe renditet në pozitën e tretë.

Yeni Malatyaspori mbetet në pozitën e fundit me 20 pikë.