Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Zymer Bytyqi dhe sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, kanë kontribuuar në fitoren e thellë të Konyasporit në Superligën e Turqisë.
Bytyqi ka realizuar golin e tretë në triumfin kundër Karagumrukut me rezultat 5:1. Ai shënoi në minutën e 64-t pas asistimit të Sokol Cikalleshit. Për 24-vjeçarin Bytyqi ishte goli i dytë në këtë kampionat. Bytyqi ka edhe pesë asistime.
Ndërkaq, Sokol Cikalleshi realizoi dy gola. Të parin personal dhe të tretin për Konyasporit e shënoi në minutën e 61-të. Kurse të dytin në minutën e 85-të.
Cikalleshin ka shkruar në kuotën e tetë golave këtë edicion.
Te Konyaspori në minutën e 88-të u inkuadrua në lojë edhe Erdon Daci, i cili zëvendësoi Cikalleshin.
Konyaspori renditet në pozitën e 11-të me 45 pikë.