Zymer Bytyqi ka asistuar një gol, ndërsa Konyaspor ka pësuar humbje 2:1 sot nga Fatih Karagumruk, në xhiron e 17-të të Superligës së Turqisë.
Bytyqi u aktivizua në lojë në minutën e 75-të. Ai te Konayspor është transferuar gjatë kësaj jave.
Për Konyasporin u aktivizuan edhe Erdion Doci nga minuta e 56-të, ndërsa Sokol Cikalleshi ishte titullar dhe luajti 75 minuta.