Futbollistët shqiptarë vazhdojnë të jenë vendimtarë te skuadra e Superligës turke, Konyaspor.
Konyaspori të dielën fitoi 4:1 ndaj Gaziantepit, në kuadër të xhiros së 33-të të kampionatit turk. Golin e parë e shënoi Endri Çekiçi. Ai realizoi me asistim të Zymer Bytyqit.
Çekiçi e Bytyqi startuan te Konyaspori, ndërsa luajtën deri në minutën e 65-të. Në vend të Bytyqit hyri Sokol Çikalleshi. Konyaspori është i treti me 61 pikë.