Sport

Broja nuk starton te Shqipëria ndaj Islandës

Armando Broja

Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja nuk është titullar te Përfaqësuesja e Shqipërisë për ndeshjen ndaj Islandës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përzgjedhësi Edoardo Reja ka publikuar formacionin për ndeshjen që nis në orën 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Trajneri italian ka vendosur të startojë me sistemin 4-3-3, ku vijës së sulmit do t’i prijnë Sokol Cikalleshi që është vendosur në qendër, i përkrahur nga Nedim Bajrami e Myrto Uzuni.

Thomas Strakosha paraqitet në portë, ndërsa vija e mbrojtjes përbërhet nga Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Frederic Veseli e Ermir Lenjani.

Ndërkohë, në mesfushë luajnë Ylber Ramadani, Klaus Gjasula e Amir Abrashi.