Skuadra e Brightonit ka marrë një goditje të rëndë, pasi ka mbetur për një periudhë të gjatë pa sulmuesin Ansu Fati. Fati pësoi lëndim të rëndë në fitoren e Brightonit ndaj Nottingham Forestit 3:2 në kampionat dhe do të qëndroj jashtë fushës të paktën për tre muaj.
Mungesa e Fatit do të ndihet shumë te Brightoni, duke pasur parasysh se ai shihet si lojtar i rëndësishëm nga trajneri Roberto De Zerbi.
Në nëntë ndeshje të luajtura deri më tani në Premier League, Fati ka shënuar dy gola për Brightonin. 21-vjeçari u huazua te Brightoni në fillim të këtij edicioni nga skuadra e Barcelonës.