Sport

Brentfordi i gëzohet rikthimit të Toneyt

Ivan Toney do të jetë sërish në formacionin e skuadrës së Brentfordit. Toney do të luajë kundër Nottingham Forestit dhe do të jetë kapiten i skuadrës sërish, në ndeshjen e tij të parë pas dënimit me bastvënie.

27-vjeçari anglez u dënua për tetë muaj në korrik, pasi bëri 232 shkelje të rregullave të bastvënies.

Suspendimi i ka kaluar të enjten dhe trajneri Thomas Frank, ka konfirmuar se ai do të jetë titullar të shtunën kur Brenfordi do të jetë nikoqir i Nottinghamit, në kuadër të xhiros së 21-të të Premier Leagues.

Toney ka shënuar 89 gola në 124 ndeshje për Brentfordin prej vitit 2020, kur u transferua nga Petersborough United. Brentfordi është në vendin e 16-të. Është pa fitore që prej 2 dhjetorit.