Kur Gabriel Martinelli shmangi N’Golo Kanten në gjysmën e fushës në ndeshjen në “Stamford Bridge”, kishte vetëm një përfundim real.
Aq shumë ka shndritur Martinelli gjatë stinorit të tij debutues në “Emirates”, sa që dukej vetëm çështje kohe para se braziliani të realizonte përballë portierit Kepa Arrizabalaga dhe të barazonte shifrat ndaj rivalit londinez, Chelsea.
Dhe kjo është saktësisht ajo që bëri 18-vjeçari, duke treguar pjekurinë dhe mbi të gjitha gjakftohtësinë përtej moshës që ka dhe siguroi një barazim 2:2 për Arsenalin në Premier League të martën mbrëma, ndonëse Arsenali luajti pjesën më të madhe të ndeshjes me një lojtar më pak.
Qëkur tifozët e Arsenalit patën rastin të shohin Martinellin në ndeshjen e tij të parë zyrtare ndaj Nottingham Forestit në League Cup, ata e kuptuan se kishin një xhevahir të vërtetë.
Që nga dy golat ndaj Forestit, Martinelli nuk ka shikuar prapa dhe ka shënuar dhjetë herë në 21 paraqitje për Arsenalin në atë që ka qenë stinori më i vështirë i klubit në historinë moderne.
Transferimi 6.7 milionë eurosh që bëri Arsenali, duket si biznes fantastik nga klubi londinez. Këtë e ka bërë falë drejtorit teknik Edu, që ka përdorur lidhjet e tij braziliane për të transferuar tinejxherin para se të arrinte skenën botërore.
Dhe ajo që ka bërë shpërthimin e Martinellit edhe më të ëmbël është fakti se Manchester Unitedi vendosi të refuzonte brazilianin pas stërvitjeve me klubin katër herë mes viteve 2015 dhe 2017... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)