Sport

Bilanci i Akilit ndaj italianit Lombardo

Akil Gjakova do të përballet me italianin Manuel Lombardo në finale të Kampionatit të Hapur Evropian të xhudos që po mbahet në Prishtinë.

Lombardo është xhudist i suksesshëm. Ka dy medalje të argjendta botërore, të fundit këtë vit. Në vitin 2021 ishte kampion evropian. Ndaj tij Gjakova ka një fitore e një humbje.

Gjakova e kishte mposhtur më 20 qershor të vitit të kaluar, ndërsa pësoi më 9 maj të këtij viti, pikërisht në Botëror.

Lombardo për Evropianin e Hapur në Prishtinë ishte bartësi i tretë. Ndërkohë Akili ishte bartësi i tetë. Por xhudisti kosovar mposhti bartësin e parë, Hidayat Heydarov dhe bartësin e katërt, Petru Pelivan për të bërë vend në finalen e madhe.