Marcelo Bielsa pritet të rikthehet për të punuar në futbollin anglez. “The Sun” ka raportuar të hënën se Bielsa do ta marrë drejtimin e skuadrës së Bournemouthit. Mësohet se palët janë në negociata të avancuara dhe marrëveshja pritet të arrihet brenda këtij muaji.
Bielsas i është ofruar kontrata deri në fund të këtij sezoni, me opsionin e vazhdimit.
Trajneri nga Argjentina e njeh mirë futbollin anglez, pasi prej vitit 2018 ka punuar te Leeds Unitedi, ekip që e riktheu në Premier League. Ai në fillim të këtij viti u largua nga Leedsi për shkak të rezultateve të dobëta.
Aktualisht, në krye të Bournemouthit është trajneri i përkohshëm, Gary O’Neil