Sport

Besar Halimi asistoi pas 33 sekondash lojë

Besar Halimi ka asistuar për skuadrën e Sandhausenit në humbjen nga Darmstadti. Të mërkurën në mbrëmje, Sandhauseni u mposht në udhëtim te Darmstadti me rezultatin 2:1 në kuadër të xhiros së 18 në Bundesliga 2 të Gjermanisë.

Ishte asistimi i tij i parë në gjashtë ndeshje të këtij edicioni në total. Në golin e vetëm të skuadrës së vizitorëve ishte Halimi 26-vjeçar. Reprezentuesi i Kosovës në sekondën e 33-t, dërgoi top të mirë në zonë nga gjuajtja e lirë, ndërsa shënues ishte Aleksandr Zhirov.

Dy golat për skuadrën vendëse i realizoi Marvin Mehlem, në minutat 36 dhe 48-t. Sandhauseni është në vendin e parafundit në tabelë me 15 pikë pas 18 ndeshjeve. Halimi në këtë duel luajti për 68 minuta.