Sport

Berisha tregon se si kishte refuzuar të luante për Poloninë kundër Shqipërisë

Pronari i Sigalit, Avni Ponari, ka zbuluar se basketbollisti Dardan Berisha, kishte refuzuar të luante kundër Shqipërisë, në kohën kur veshte fanellën e përfaqësueses së Polonisë.

Një gjë të tillë, Ponari e ka thënë konferencën për media të mbajtur të enjten në zyrat e klubit të basketbollit, Prishtina.

Pastaj, Dardan Berisha ka treguar se vendimi për të mos luajtur ndaj Shqipërisë nuk u ka pëlqyer polakëve.

“Kanë qenë kualifikime për Kampionatin Evropian dhe në atë kohë unë kam luajtur për përfaqësuesen e Polonisë. E kemi pasur në grup Shqipërinë dhe unë kam refuzuar të luaj, edhe në Shqipëri edhe në Poloni. Normal, ka qenë presion në Poloni se pse nuk po luajë, por në fund trajneri dhe Federata e Polonisë e kanë kuptuar, ndoshta tifozët jo aq shumë, por unë ashtu jam ndierë dhe e kam vendosur ashtu. Nuk kam luajtur kundër Shqipërisë sepse jam shqiptarë”, ka thënë Berisha.

Dardan Berisha është rikthyer te Sigal Prishtina këtë verë.