Një studim i fokusuar në futbollistët e rinj ka treguar se sa shumë po luajnë futbollistët e rinj, ka shkruar “BBC” të premten.
Madje, vëmendje e veçantë i është kushtuar Jude Bellinghamit të Anglisë që aktualisht është anëtar i Real Madridit.
Bellingham është 20-vjeçar.
Dhe në këtë moshë, ai ka luajtur 18,486 minuta në karrierë, krahasuar me 3,929 të David Beckhamit dhe 6,987 minutat e Frank Lampardit, në këtë moshë.
Presidenti i sindikatës së futbollistëve për Evropë (Fifpro), David Terrier, po ashtu ka theksuar se lojtarët janë duke u shpenzuar shumë në aspektin fizik e mental.
“Çështja është emergjente – jemi në rrezik”, ka thënë Terrier. “Lojtarët po i kalojnë limitet dhe janë me angazhim të plotë edhe në ndeshjet ndërkombëtare”, ka shtuar ai.