Sport

Bellingham e shpëton Anglinë nga disfata

Anglia

Katër gola janë shënuar në miqësoren që Anglia e zhvillojë ndaj Belgjikës të martën mbrëma. Por kjo ndeshje nuk nxori fitues. 

Ndeshja e zhvilluar në “Wembley Stadium” të Londrës në mes të Anglisë dhe Belgjikë përfundoi baras, 2:2. 

Belgjika e mbylli pjesën e parë 2:1, ndërsa anglezët në minutën e 95-të barazuan rezultatin 2:2, rezultat me të cilin u mbyllë takimi. Jude Bellingham shpëtoi Anglinë nga disfata.