Ndeshja mes Belenensesit dhe Benficas u detyrua të anulohej në fillim të pjesës së dytë mbrëmë sepse vendasit kishin vetëm gjashtë lojtarë në fushë. Ata fillimisht u detyruan ta fillonin ndeshjen me vetëm nëntë lojtarë, mes tyre edhe një portier që luajti si lojtar.
Shpërthimi i COVID-19 kishte lënë Belenensesin me 17 lojtarë të padisponueshëm dhe u detyruan të futeshin në fushë me nëntë lojtarë. Pjesa e parë përfundoi 7:0 në të mirë të Benficas.
Pas pushimit, Belenensesi doli në fushë me vetëm shtatë lojtarë për shkak të lëndimeve. Menjëherë në pjesën e dytë, skuadra pësoi edhe një lëndim tjetër dhe mbeti me gjashtë lojtarë, çka detyroi gjyqtarin ta anulonte ndeshjen dhe të përfundonte një kapitull të errët të futbollit portugez, siç tha edhe presidenti i Benficas, Rui Costa.
Costa tha se skuadra e tij ishte "detyruar" të luante, duke shtuar se dy organet që mund ta kishin shtyrë ndeshjen, liga dhe Drejtoria e Përgjithshme për Shëndetësinë, nuk e bënë këtë.
"Më vjen keq për atë që ndodhi sot, një kapitull i errët për futbollin portugez dhe për vetë vendin", tha ai.
Për këtë ndeshje reagoi edhe ylli i Manchester Cityt, Bernardo Silva, i cili nuk e kuptonte dot pse kjo ndeshje është shtyrë.
Organet e ligës pritet të marrin një vendim gjatë orëve në vijim në lidhje me si do të përfundojë ndeshja.
Shambles in Portugal. ??
— Colin Millar (@Millar_Colin) November 27, 2021
Belenenses can only name 9 players in a matchday squad to face Benfica because of a Covid outbreak.
So they play with just 9 starters, two goalkeepers on the pitch and no substitutions available.
Remarkable that this game has not been cancelled. pic.twitter.com/FhVAsQqcxM