Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi, ka qenë i dëshpëruar pas humbjes që skuadra e tij e përsoi nga Ulpiana 2:1.
“Një pjesë e parë ku dhamë shumë, por nuk patëm qetësi para portës. Edhe portieri bëri disa ndërhyrje. Pjesa e dytë nisi mirë, shënuam, por ramë në presion. Ulpiana mori kontrollin e ndeshjes. Në minutat e fundit nuk arritën të kontrollonim ndeshjen. Ndodhin këto. Ndeshja duhet të analizohet. Pjesa e parë ishte e jona, kurse e dyta e Ulpianës. Fitore e merituar e Ulpianës”, tha Isufi.
Ai nuk ka dashur të komentojë duelin e radhës që Ballkani e luan kundër Dritës.