Mesfushori Behar Maliqi, ka deklaruar se Prishtina e ka fituar titullin me plotë meritë.
Maliqi ndihet krenar që është bërë lojtari me më së shumti tituj të fituar.
“Është ndjenjë e mirë sa herë që bëhesh kampion. Titujt me Prishtinën janë të veçantë. Gjashtë tituj dhe tani si lojtari më i trofeshëm, është diçka me u bë krenar me këtë. Kjo u arrit pasi kam qenë pjesë e klubeve të mira, bashkëlojtarëve dhe trajnerëve të mirë. Prishtina çdoherë ka hyrë për të gjitha trofetë”, deklaroi Maliqi.
Behar Maliqi i ka fituar katër tituj të kampionit me Prishtinën dhe dy me Feronikelin.