Behar Maliqi nuk do të jetë pjesë e Malishevës për sezonin e ri.
Lajmi është bërë i ditur nga mesfushori në rrjetet sociale.
Maliqi sezonin e shkuar arriti të ndihmojë ekipin e Malishevës të mbetet pjesë e Superligës edhe për edicionin e ri.
35-vjeçari sezonin e shkuar kishte 29 paraqitje me ekipin e Malishevës.
Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadra si Feronikeli, Llapi, Prishtina dhe Partizani i Tiranës.