Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, e fitoi një tjetër ndeshje me Llapin në Superligën e Kosovës në futboll.
Dhe atë e ka gëzuar ecuria pozitive e rezultateve, pas fitores që e arriti ndaj Feronikelit 74.
“Më gëzon fakti që kemi disa ndeshje pa humbje dhe kemi seri pozitive. Duhet shikuar ndeshjen e radhës. Feronikeli është ekip cilësor dhe ishim të kujdesshëm. Nuk ishim euforik për të shënuar shpejtë. Ishim të qetë dhe goli e dinim se do të vinte. Ishim për të përgatitur për të shënuar në ndonjë detaj. Goli u shënua pas një skeme të përgatitur gjatë javës në stërvitje dhe djemtë dhanë gjithçka. Ata ishin më kërkues në pjesën e dytë dhe janë meritorë për fitoren dhe luftën e madhe që po bëjmë në këtë kampionat. Jemi në rrugë të mbarë”, deklaroi për “ArtMotion” trajneri i Llapit, Batatina.