Sport

Bashkimi sjell frymë të re në basketbollin e femrave

Ekipi i basketbollit të femrave Bashkimi nga Prizreni ka prezantuar të premten përforcimet për pjesën e dytë të edicionit, që nis të shtunën (sot).

Amerikanet Khadija Brown-Haywood (180 cm) dhe Anastasia Williams (188 cm) ka disa ditë që i janë bashkuar Bashkimit, me të cilin kanë firmosur kontrata të vlefshme deri në fund të këtij edicioni, shkruan sot Koha Ditore.

Krahas amerikaneve, te Bashkimi është kthyer Ulpiana Emra që në dy edicionet e fundit ka fituar tituj me Prishtinën dhe Penzën.

"Synimi ynë ka qenë të përforcohemi dhe ta bëjmë më interesante garën për titull. Mbi të gjitha, të ngremë nivelin te basketbolli i femrave që nuk ka pasur edhe shumë përkrahje", ka thënë kryetari i Bashkimit, Rrahman Përteshi. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).