Sport

Bashkimi fiton përballjen e parë finale ndaj Prishtinës

Finalja e parë e finales së madhe në basketboll ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit, i ka takuar këtij të fundit.

Klubi prizrenas shënoi fitore si mysafir me dhjetë pikë epërsi, 66-76, raporton Koha.net.

Më meritori për këtë fitore të Bashkimit ishte Kayel Locke, i cili shënoi 20 pikë, pati një kërcim dhe dy asistime. Ai u ndihmua nga Justin Black që shënoi 14 pikë, pati nëntë kërcime dhe një asist.

Te vendasit më i miri në parket sonte ishte Nenad Deliq, që shënoi 23 pikë, pati 10 kërcime dhe 2 asistime.

Skuadra që fiton tri përballje shpallet kampion i Kosovës.