Sport

Baras në Drenas pas pjesës së parë

Feronikeli 74 dhe Malisheva kanë barazuar pa gola pas pjesës së parë në ndeshjen që po zhvillohet në “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Ky ballafaqim i takon xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Vendësit kishin raste më të mira në pjesën e parë.

Jakup Berisha e qëlloi transversalen në minutën e 33-të, ndërsa e humbi penalltinë në minutën e pestë të shtesës në pjesën e parë.