Mario Balotelli luajti në të tria ndeshjet e para në aventurën e re në Turqi, por ende nuk ka shënuar gol.
Me skuadrën e Adana Demirsporit e ka vetëm një asistim kundër Kayserisporit në barazimin 1:1. Por, të premten mbrëma në duelin kundër Konyasporit që përfundoi po ashtu 1:1, Balotelli është kthyer në kohë, me probleme.
Trajneri Samet Aybaba e zëvendësoi Balotellin në minutën e 56-të. Ky veprim i tij nuk i pëlqeu italianit, që bëri shumë gjeste në bankën rezervë duke e shprehur haptazi pakënaqësinë. Nga stoli, “Super Mario” bërtiste dhe madje e goditi edhe bashkëlojtarin që e kishte afër.
Në barazimin 1:1 te Adana Demirspori për 90 minuta luajti portieri i Kosovës Arijanet Muriq. Te Konyaspori titullar ishin reprezentuesi i Kosovës, Zymer Bytyqi, që u zëvendësua në minutën e 79-të.
Dy reprezentues të Shqipërisë ishin titullar te Konyaspori. Sokol Çikalleshi e kompletoi ndeshjen kurse Endri Çekiçi u zëvendësua në minutën e 79-të nga Erdon Daci. Adana Demirspor është në pozitën e 12-të me dy pikë, kurse Konyaspori lider ka shtatë pikë pas tri ndeshjeve.
Balotelli karrierë ka bërë me skuadra si Interi, Manchester City, Milani, Liverpooli, Nice, Marseille, Brescia dhe Monza.
?? 56. dakikada oyundan çıkan Balotelli'nin yedek kulübesindeki tepkisi. #SporTotoSüperLig pic.twitter.com/wmdMJk5tCY
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) August 27, 2021