Skuadra e Ballkanit është në avantazh pas pjesës ndaj Feronikelit ’74. Pas 45 minutave të para, rezultati është 1:0 në favor të Ballkanit.
Kjo ndeshje po luhet në Suharekë dhe i takon xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll. Ballkani e zhbllokoi rezultatin në minutën e dytë të kohës shtesë me anë të sulmuesit Albin Berisha. Berisha shënoi me kokë nga afërsia.
Po ashtu, Ballkanit më herë iu lëndua edhe mesfushori Qëndrim Zyba, i cili u detyrua ta lëshojë fushën.