Skuadra e Ballkanit e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Ulpianës me rezultatin 2:0, në ndeshjen e xhiros së 21 të Superligës së Kosovës që po zhvillohet në Suharekë.
Skuadra e trajnerit Ilir Daja ka treguar lojë më të mirë gjatë 45 minutave të parë, por golat i ka shënuar në fund të kësaj pjese.
Fillimisht, ishte kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç që zhbllokoi rezultatin në minutën e 41-të përpara se Blendi Baftiu të realizojë edhe golin e dytë për vendasit tre minuta më vonë.