Mirlind Daku ka vazhduar me formë të lartë, duke ia siguruar një fitore të madhe Ballkanit. Ballkani të dielën në kuadër të xhiros së 20-të e mposhti Feronikelin në Suharekë. Daku shënoi me goditje me kokë në minutën e 82-të, pasi krosimit të Ermal Krasniqit.
Me këtë fitore Ballkani del në vend të parë në Superligë me 44 pikë, sa i ka edhe Drita në vend të dytë. Feronikeli është i gjashti me 24 pikë.
Daku deri më tani i ka shënuar 22 gola.