Sport

Ballkani fiton spektaklin ndaj Feronikelit, Gjilani mposht Llapin

Ballkani ka fituar derbin e sotëm ndaj Feronikelit në një ndeshje spektakolare në Therandë, ku u shënuan pesë gola.

Në një formë të jashtëzakonshme te Ballkani ishte sulmuesi Mirlind Daku, i cili shënoi që të tri golat për vendasit.

Kurse për Feronikelin dy gola i shënoi Marclei, derisa një penalti e ka humbur Dabiqaj.

Në ndeshjen tjetër Gjilani e mposhti në udhëtim Llapin me rezultat prej 1 me 0.

Ishte Nikaq ai që shënoi golin e fitores në minutën e 62, derisa dhjetë minuta më parë nga penaltia ishte i pasaktë Fiton Hajdari.

Pas dy xhirove në Superligën e Kosovës në futboll Ballkani është lider me gjashtë pikë, kurse Feronikeli në vendin e katërt ka tre pikë, e me po aq pikë është edhe Gjilani në vendin e gjashtë.

Për Llapin kjo ishte ndeshja e parë dhe është papikë.