Sport

Ballkani fiton dramën në fund ndaj Ulpianës

Ballkani ka shënuar fitore dramatike në shtëpi duke e mposhtur Ulpianën me rezultatin 3:2.

Skuadra nga Suhareka fitoren e arriti në minutat shtesë të ndeshjes me golin e shënuar nga Rrustem Hoxha.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Bekim Isufi e dominoi takimin por nuk arriti t’i konkretizonte rastet për shënim.

Takimi nisi furishëm për nikoqirët që gjetën golin në minutën e pestë kur pas gjuajtjes së Armend Thaqit, topi u devijua nga mbrojtja e Ulpianës për t’u dërguar në rrjet.

Vendasit në pjesën e parë kishin mundësi të mira shënimi edhe me Nazmi Gripshin, Blendi Baftiun dhe Ermal Krasniqin por portieri i Ulpianës, Armend Blakçori nuk lejoi të mposhtej.

Edhe në pjesën e dytë nikoqirët kishin më shumë nga loja. Në minutën e 53-të Astrit Thaçi realizoi për 2:0.

Mysafirët arritën ta ngushtonin rezultatin në minutën e 72-të me Trimnor Selimin për 2:1.

Deri në fund Ulpiana nuk u dorëzua dhe arriti të shënoi golin e barazimit.

Ishte Ardi Shala që shënoi për barazuar në 2:2.

Në minutat shtesë, mbrojtësi Rrustem Hoxha shënoi për t’i siguruar tri pikë ekipit të tij në këtë takim.

Ballkani pas tri xhirove ka shtatë pikë, ndërsa Ulpiana një.