Sport

Ballkani e Prishtina fitojnë derbit, Gjilani e Trepça ’89 ndajnë pikët

Ballkani ka shënuar fitore në derbin e sotëm ndaj Dritës, derisa Prishtina fitoi derbin ndaj Feronikelit.

Në sfidën tjetër Gjilani e Trepça ’89 kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 0-0, transmeton KOHA.

Ballkani shënoi fitore 2:0 ndaj Dritës.

Të dy golat i shënoi golashënuesi më në formë në ligë, Mirlind Daku, i cili arrin në kuotën e 14 golave në shtatë ndeshje të zhvilluara.

Nga minuta e 23-të, Drita ishte me një lojtar më pak në fushë, pasi Blakqori u ndëshkua me karton të kuq.

E rezultati final ndërmjet Feronikelit e Prishtinës ishte 2:1 për ekipin mysafir.

Për Prishtinën, golat e fitores i shënuan Muça e Krasniqi, derisa për klubin nga Drenasi golin e vetëm e shënoi Mendurim Hoti.

Tabela aktuale është kjo:

Image