Sport

Bale me “hat-trick” ia siguron fitoren Uellsit

Gareth Bale ka shënuar “hat-trick” në fitoren e Uellsit me rezultatin 3:2 ndaj Bjellorusisë, në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Katari 2022”.

Bale shënoi golin e parë në minutën e 6-të nga penalltia, ndërsa Bjellorusia më pas shënoi dy gola për të shkuar në pushim me rezultatin 2:1.

Golin për 1:1 e shënoi Vitali Lisakovich në minutën e 29-të, kurse dy minuta më vonë shënoi Pavel Sedko. Ndërkohë, Bale shënoi golin e dytë në minutën e 69-të për ta barazuar rezultatin në 2:2, kurse fitoren Uellsit ia siguroi në minutën e 93-të.

Për Uellsin është fitorja e dytë në Grupin E në tri ndeshje të zhvilluara.