Mbrojtësi Prince Balde nuk do të jetë më pjesë e Dritës. Ekipi nga Gjilani, të hënën ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me Balden, për të cilin thuhet se karrierën do ta vazhdojë në Evropë.
Balde ka regjistruar 43 paraqitje me Dritën në të gjitha garat, ku ka shënuar edhe dy gola.
Ai krahas Dritës, në Superligën e Kosovës e ka bartur edhe fanellën e Feronikelit e Drenicës.