Sport

Awoniyi, transferimi më i shtrenjtë i Nottingham Forestit

Nottingham Foresti e ka transferuar sulmuesin nigerian, Taiwo Awoniyi, nga skuadra e Union Berlinit dhe është bërë lojtari më i shtrenjtë i blerë nga kjo skuadër.

24-vjeçai i bashkohet skuadrës së promovuar sivjet në Premier League dhe ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

Skuadra angleze do të paguajë 17 milionë funte për shërbimet e 24-vjeçarit.

Ai shënoi 20 gola në 43 paraqitje në të gjitha garat në sezonin e kaluar, ndërsa për Forestin bëhet transferimi i parë qëkur skuadra u kthye në Premier League.

Pas një sezoni si i huazuar, Awoniyi iu bashkua Union Berlinit përfundimisht në korrik të vitit 2021 nga Liverpooli, aty ku e nisi karrierën.

Për ekipin e parë të Liverpoolit nuk e luajti asnjë ndeshje, ani pse ishte transferuar në vitin 2015.