Mbrojtësi i krahut, Serge Aurier, do të jetë pjesë e skuadrës së Nottingham Forestit edhe edicionin e ardhshëm.
Ekipi anglez të premten ka njoftuar se e ka vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit me 30-vjeçarin.
Me rinovimin e kontratës që i skadonte në fund të këtij muaji, Aurier do të jetë pjesë e Nottinghamit deri në verën tjetër.
Në edicionin e fundit, ai pati paraqitje të mira dhe ndihmoi klubin që ta sigurojë mbijetesën në Premier League edhe për një edicion.
Në 24 paraqitje kampionale, Aurier kontribuoi me 1 gol.
Ai iu bashkua Nottinghamit verën e shkuar si lojtar i lirë, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Villarreali, Tottenhami, Paris Saint-Germaini, Toulouse e Lensi.