Skuadra e madhe turke, Galatasaray, e ka prezantuar të mërkurën mbrojtësin e krahut të djathtë, Serge Aurier.
Aurier së fundmi ishte pjesë e Nottingham Forestit në elitën e futbollit anglez.
31-vjeçari Aurier ka nënshkruar kontratë me skuadrën turke deri në fund të edicionit aktual.
Ai i ishte bashkuar Nottingham Forestit në shtator të vitit 2022, ndërsa ka luajtur në 41 ndeshje.
Aurier ka karrierë të pasur si futbollist.
Është zhvilluar në Francë dhe ka luajtur për skuadra si Lens, Toulouse, Paris Saint-Germain.
Nga PSG-ja u transferua te Tottenhami në gusht të vitit 2017.
Karrierë ka bërë edhe te Villarreali në Spanjë.