Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang rezultoi pozitiv me koronavirus pas mbërritjes në Kamerun me pjesën tjetër të Përfaqësueses së Gabonit për Kupën e Afrikës të enjten.
Mesfushori Mario Lemina dhe ndihmës-trajneri Anicet Yala gjithashtu rezultuan pozitivë në Aeroportin Nsimalen në Yaounde, tha Federata e Futbollit të Gabonit në një njoftim në Facebook. Ekipi iu nënshtrua testeve të shpejta dhe tre prej tyre rezultuan të infektuar me koronavirus.
Nëse konfirmohet testi antigjen, sulmuesi i Arsenalit, Aubameyang është pothuajse i sigurt se do të humbasë ndeshjen hapëse të Gabonit në Kupën e Afrikës kundër Komorosit të hënën dhe ndoshta duelin ndaj Ganës të premten e ardhshme.
Gaboni përballet me Marokun në ndeshjen e fundit në grup më 18 janar. Përfaqësuesja e Gabonit kishte qenë në Dubai për një kamp stërvitor para turneut.