Sulmuesi Atdhe Nuhiu ka njoftuar se më nuk do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.
Nuhiu përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se pas një rrugëtimi katër-vjeçar ka vendosur të tërhiqet nga Përfaqësuesja. Ai ka falënderuar stafin e Përfaqësueses, bashkëlojtarët dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij përgjatë kësaj kohe.
31-vjeçari pati 18 paraqitje me fanellën e Kosovës, duke realizuar tre gola.
Nuhiu aktualisht luan në Qipro, te skuadra e APOEL Nicosia.