Aston Villa ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Fulhamit.
Të dielën në ndeshjen e xhiros së 12-të të Premier Leagues, Aston Villa mposhti Fulhamin 3:1.
Vendësit krijuan epërsi 3:0. Mbrojtësi Antonee Robinson shënoi autogol në minutën e 27-të.
Më pas, John McGinn shënoi për 2:0 tre minuta para se skuadrat të shkonin në pushim.
Ndërkohë, Ollie Watkins shënoi për 3:0 në minutën e 64-t.
Raul Jimenez i mysafirëve e realizoi golin e vetëm për 3:1, ndërsa tetë minuta para fundit, vizitorëve iu anulua edhe një gol për pozitë jashtë loje.
Aston Villa është në vendin e pestë me 25 pikë, kurse Fulhami në vendin e 16-të ka 12 pikë.
Brightoni të dielën barazoi në shtëpi me Sheffield Unitedin, 1:1, kurse West Hami fitoi 3:2 kundër Nottingham Forestit.