Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, kishte pesë ndeshje radhazi së fundi që nuk kishte shënuar gol në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
Por Asllani u kthye fuqishëm të dielën pasdite duke i shënuar dy gola për Elversbergun.
Elversbergu në kuadër të javës së 28-të e mposhti Regensburgun me rezultatin e thellë 6:0.
22-vjeçari Asllani e realizoi golin e tretë dhe të gjashtë në minutën e 43-të dhe 87-të.
Ai e kompletoi ndeshjen dhe tashmë në 27 ndeshjet kampionale ka realizuar 14 gola dhe ka bërë pesë asistime.
Elversbergu ka 44 pikë në vendin e gjashtë.
Regensburgu renditet në pozitën e fundit me 19 pikë. Rrezikon seriozisht rënien nga liga.
Asllani shënon sërish për Elversbergun
Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka shënuar tjetër gol në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
Asllani realizoi gol për Elversbergun në ndeshjen që është duke e zhvilluar ndaj Regensburgut.
Elversbergu është duke avancuar 3:0 pas pjesës së parë ndaj Regensburgut në ndeshjen që i takon javës së 28-të.
Asllani e realizoi golin e tretë në minutën e 43-të.