Dy xhudistët e rinj kosovarë, Andi Artani dhe Shpat Zekaj janë eliminuar në Kampionatin Evropian U23 që po mbahet në Hungari.
Zekaj, që garon në kategorinë deri 100 kilogramë, u mposht shpejt nga gjermani Domenik Schoenefeldt në rrethin e dytë.
Artani u mposht nga Mattias Kuusik i Estonisë në kategorinë deri 90 kilogramë.
Pos Zekajt e Artanit, Kosova te meshkujt u përfaqësua edhe me Akil Gjakovën që në kategorinë deri në 73 kilogramë fitoi të artën.