Arsenali ka shënuar fitoren e pestë në Premier League për të mbajtur bilancin e përsosur të fitoreve në nisje të sezonit të ri. “Topçinjtë” mposhtën 2:1 Aston Villan e Steven Gerrardit.
Gabriel Jesus realizoi i pari në ndeshje në minutën e 30-të. Douglas Luiz barazoi gjithçka në minutën e 74-të, para se një tjetër brazilian, Gabriel Martinelli të realizonte tre minuta më pas për fitoren e Arsenalit.
Ekipi i Mikel Artetas mbetet i vetmi me të gjitha fitore deri tash.
Në ndeshjen tjetër të kësaj xhiroje, Erling Haaland shkëlqeu në fitoren e thellë të Manchester Cityt ndaj Nottinghamit, 6:0.
Haaland realizoi hat-trick në pjesën e parë. Joao Cancelo realizoi golin e katërt, ndërsa dy të fundit erdhën nga Julian Alvarez.
City ka 13 pikë deri tash.