Sport

Arsenali gabon dhe i largohet shumë titullit

Arsenali ka bërë gabim të rëndë të dielën në luftën për titull, që tashmë duket shumë larg.

“Revolveristët” e drejtuar nga trajneri Mikel Arteta, u mposhtën në “Emirates Stadium” nga Brightoni me rezultatin 3:0.

Me këtë gabim, Arsenali shkëputet në tabelë nga Manchester City lider, që i duhet vetëm edhe një fitore nga tri sa i ka deri në fund të edicionit, për t’u shpallur kampion i edicionit të sivjetmë.

Me këtë disfatë, Arsenali në pozitën e dytë mbetet me 81 pikë. Manchester City është i pari me 85 pikë. Një tjetër fitore e Cityt do të bënte diferencën e shtatë pikëve, që do të ishte e paarritshme për Arsenalin që shpreson në titull kampioni për herën e parë që prej vitit 2004.

Julio Encisco në minutën e 51-të dhe Deniz Undav në minutën e 86-të dhe Pervis Estupinan në minutën e gjashtë të shtesës, shënuan për golat e fitores së Brightonit.

Granit Xhaka ishte titullar te Arsenali, por u zëvendësua në minutën e 60-të.

Në dy ndeshjet e fundit të kësaj kampanje të Premier Leagues, Arsenali luan në udhëtim te Nottingham Foresti dhe e pret Wolverhamptonin.