Portieri i Nottingham Forest, Aro Muriq, ka debutuar me sukses me skuadrën e re dhe qëndrimin në Greqi për përgatitje e ka nisur me fitore kundër Atromitos, 3:0.
Golat kundër skuadrës greke që do të luajë në Evropë sivjet i shënuan Sammy Ameobi, Michael Dawson dhe Joe Lolley, transmeton KTV.
Për herë të parë ndihmë dha edhe portieri gjigant, Muriq, i cili pati paraqitje tejet të mirë, ku pati punë në disa raste, por që reagoi për mrekulli dhe me siguri të madhe.
Muriq u zëvendësua në pjesën e dytë në minutën e 63-të nga trajneri Lamouchi, i cili bëri nëntë zëvendësime.