Argjentina mposhti 3:0 Kroacinë të martën në mbrëmje për t’u kualifikuar në finalen e Kampionatit Botëror. Festa e argjentinasve ishte e madhe.
Futbollistët e Argjentinës përveç se në fushë, festuan edhe në dhomat e zhveshjes. Por pati edhe veprime të pamenduara gjatë festës.
Në videon e postuar në TikTok nga Paulo Dybala shihet se si një fanellë e Kroacisë përfundon në koshin e plehrave. Më pas, mbrojtësi Cristian Romero e nxjerr fanellën nga koshi i plehrave dhe ia jep njërit prej bashkëlojtarëve.
Mediat kroate e kanë konsideruar si mosrespekt të madh veprimin e futbollistëve argjentinas. "Ja sa e respektojnë argjentinasit Kroacinë", ka shkruar me ironi gazeta kroate "Jutarnji".
@paulodybala VAMOS ARGENTINAAAAA ????#fyp #argentina #worldcup ♬ sonido original - Paulo Dybala