Mesfushori Argjend Bardhi, është rikthyer te klubi i Feronikelit, duke u larguar nga Drenica.
Me rastin e rikthimit, Bardhi është shprehur i lumtur ndërsa ka thënë se synon pozitën e parë në tabelën e Superligës.
“Ju premtoj maksimumin tim, jam i lumtur që jam rikthyer te Feronikeli dhe shpresoj që të arrijmë objektivat e klubit. Synojmë pozitën e parë dhe për atë pozitë nuk do të kursej asgjë nga vetja ime”, është shprehur Bardhi për faqen e klubit.